Sanja Vuciq, përfaqësuese e Serbisë ë në Eurovizion, u gjet para një situate të vështirë gjatë konferencës së djeshme për shtyp.
Këngëtarja serbe Sanja Vuciq dhe ekipi i saj në skenë janë veshur me kostume kuq e zi, dhe kjo ka bërë që një gazetar t’i bëjë pyetje që nëse ato kostume përfaqësojnë flamurin kuq e zi të Shqipërisë, transmeton lajmi.net.
Një gazetar i “ESCBubble”, në pyetjen e tij tha se, shumica e vendeve këtë vit me kostumet e tyre përfaqësojnë ngjyrat e flamurit prej nga vijnë, por kjo nuk po ndodhë me Serbinë”.
“Kostumet tuaja në një farë mënyre përfaqësojnë Shqipërinë, dhe pyetja ime është nëse kjo është për shkak të afrimit të Serbisë dhe Shqipërisë?”, pyeti gazetari.
Këngëtarja serbe nuk preferoi t’i përgjigjet kësaj pyetje, duke thënë se për këtë mund të flas drejtori i koorografisë, Marko Novakoviq.
“Mendoj se ngjyra e kuqe nuk përfaqëson Shqipërinë, por kjo është ngjyra që përfaqëson dashuri, pasion dhe çdo gjë tjetër që ju mund të shihni te e kuqja, përveç simbolit që ju keni parë”, tha Novakoviq.
Tutje ai shtoi duke thënë se kënga serbe ka të bëjë me rritjen e dhunës ndaj grave, dhe ideja e tyre është që femrat të bashkohen kundër këtij fenomeni për ta mundur atë.
Ndërsa për pyetjen e gazetarit, Novakoviq tha se është i brengosur se si ai i sheh ato simbole në atë formë, të cilat tha se mund të jenë vetëm në kokën e tij. /lajmi.net
(Kjo situatë mund të shikohet nga minuta 5.20 e videos) /lajmi.net
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...