Kendrick Lamar, reperi i parë që fiton çmimin Pulitzer

09:06 | 17 Prill 2018
Arbresh.info

Reperi nga Kalifornia Kendrick Lamar është bërë reperi i parë që ka fituar Çmimin Pulitzer për muzikë, një nga çmimet më prestigjioze e artit në Shtetet e Bashkuara.

Lamar, 30 vjeçar fitoi Pulitzer për albumin e tij “DAMN”, dhe gjithashtu është fituesi i parë në historinë 100-vjeçare të Pulitzer që vjen jashtë botës së muzikës klasike apo xhaz, transmeton portali arbresh.info.

Repi zyrtarisht kaloi rokun më 2017 si zhanri më i madh muzikor në Shtetet e Bashkuara.

Bashkimi i xhazit, poezisë dhe blluzit me tema sociale dhe këngë dashurie e ka bërë Lamar një nga reperët më inovativë të brezit të tij./Arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme