Pullazi i një objekti në Qendrën Historike të Prizrenit, që ndodhet prapa Kishës Ortodokse të Shën Gjergjit, është përfshirë nga flakët në natën mes së shtunës dhe së dielës, ndërkohë që organet e rendit kanë konfirmuar se nuk ka të lënduar në këtë incident.
Zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore kanë bërë të ditur se objekti nuk është pjesë e listës së objekteve të trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme. Por ata kanë theksuar se fakti që objekti ndodhet në Qendrën Historike nënkupton se gëzon trajtim të veçantë, në bazë të obligimeve që rrjedhin nga dispozitat e Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit.
“Objekti që është djegur mbrëmë nuk është pjesë e listës së objekteve të trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme. Mirëpo ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit dhe si i tillë ka një trajtim të posaçëm, që i jep Ligji për Qendrën Historike secilit objekt të vjetër në këtë zonë”, ka thënë drejtori i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, Samir Hoxha.
Ai ka theksuar se të hënën (sot) profesionistët e QRTK-së do të dalin në vendngjarje për të hartuar një raport të detajuar që i adresohet Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, të Rinisë e të Sportit, në bazë të të cilit do të përcaktohen edhe propozimet për veprimet e mëtutjeshme lidhur me këtë objekt.
Në bazë të njohësve të trashëgimisë kulturore të Prizrenit ky objekt i takon periudhës së ndërtimeve ndërmjet viteve 1912-1945, pra para Luftës së Dytë Botërore.
Zyrtari i lartë komunal ka theksuar se dyshimet e para janë se faktori njeri është përgjegjës për shpërthimin e zjarrit.
Vite më parë në Prizren ishte djegur edhe shtëpia e familjes Shehu. Në fund të muajit mars, ishte djegur shtëpia monumentale e Xhafer Devës në Mitrovicë. E në gusht të vitit 2009 nga zjarri ishte kapluar ish-hotel “Unioni”- monument i vendosur në qendër të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?