Ismail Kadare shumë herë është nominuar për çmimin më të rëndësishëm në letërsinë botërore – Çmimin Nobel, por asnjëherë s’e ka fituar atë.
Jo pak kush, sidomos në trevat shqiptare, mendon se mbase Nobeli është i korruptuar, por kështu s’mendon edhe vet Kadare.
“Nuk mendoj se çmimi Nobel është i korruptuar”, ka thënë ai në një bashkëbisedim me lexues në teatrin e Klan Kosovës.
“Flitet për këtë çmim shumë, ka gjithfarë lloj atributesh për të, aq më pak mua nuk më përket të gjykoj një çmim, në të cilin kam qenë vet i propozuar, të cilin nuk e kam marrë dot, por shumica e atyre që propozohen nuk e marrin”, ka pohuar Kadare.
“Sinqerisht, nuk mendoj se është i korruptuar. Atë një njeri do ta marri në botë – si do që të jetë do të ketë të pakënaqur. Dhe unë e di që edhe këtu tek ne – më duket sikur e kam thënë edhe herë të tjera – sikur më bëjnë fajtor që s’e kam marrë dot”, tha ai.
Kadare tha se e vlerëson shumë vet çmimin, por edhe zhurmën që bëhet rreth tij.
Sipas shkrimtarit, kjo gjë është e mirë për vet letërsinë, porse edhe nëse s’e fiton kurrë këtë çmim, s’ka pse një gjë e tillë të shihet si shumë dramatike.
“Ndoshta do ta fitoj më vonë, nuk i dihet, por unë nuk e marrë këtë gjë dramatikisht. Përkundrazi, e quaj një gjë shumë pozitive që për fat të mirët të letërsisë ka disa javë – kur vjen koha e Nobelit – që njerëzimi përqendrohet tek ky çmim”, theksoi ai.
http://www.dailymotion.com/video/x5hr96p_i-k_news
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...