Ende nuk dihet, se kur Akademia Suedeze do ta shpallë datën e ndarjes së Çmimit Nobel në Letërsi, ndërkohë që shpresat për shkrimtarin shqiptar po shtohen, sepse nga viti në vit po vjen duke u ngushtuar edhe nga fusha e rivalitetit
Faqet e specializuara britanike të basteve e kanë radhitur shkrimtarin shqiptar në mesin e 5 më të preferuarve për vitin 2016.
Janë po këto lista që një vit më parë kishin radhitur në vendin e katërt fituesen e Nobelit 2015, Svetlana Alexievich, deri në atë kohë një emër jo shumë i njohur, botërisht. Në krye të listës, ashtu si dhe vitin e kaluar është shkrimtari japonez, Haruki Murakami. Ai ndiqet në këtë listë nga Adonis, poeti sirian, që jeton në Paris. Në vendin e tretë vjen Ngugi Wa Thongo dhe i katërti është Philip Roth, edhe ky një kandidat që prej vitesh është në krye të listës së Ladbrokes.
I pesti renditet Ismail Kadare, i cili një vit më parë renditej i 7-ti. Nuk dihet, se kur Akademia Suedeze do ta shpallë datën e ndarjes së Çmimit Nobel në Letërsi, ndërkohë që shpresat për Kadarenë po shtohen, sepse nga viti në vit po vjen duke u ngushtuar edhe nga fusha e rivalitetit.
Ismail Kadare deri më sot është nderuar me disa nga çmimet më prestigjioze në botë, për letërsinë si “Man Booker Prize” e më gjerë. Pavarësisht kësaj liste, në mediet botërore po komentohet se kush do ta fitojë Nobelin, sillen rreth tre kandidatëve: Haruki Murakami, Adonis dhe Ismail Kadare. /KultPlus/
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia