Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare është nderuar sot nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” me çmimin “Letërsia Shqipe”.
Kadare në fjalimin e tij pas marrjes së çmimit tha se ndihet më i nderuar se kurrë për faktin që ky çmim po i jepet nga Kosova, shkruan arbresh.info.
“Jam vërtetë i nderuar dhe këto fjalë janë pak si klishe por jam i lumtur që marr këtë çmim. Ky çmim i marrë në Kosovë ka kuptim më të madh se një çmim për mua dhe rrjedhimisht më jep kënaqësi më tepër se çdo çmim tjetër”, tha Kadare.
Ai tha se është fat i mirë që kombi shqiptar ka lexues të mrekullueshëm.
“Ka qindra vjet që lexuesi shqiptar lexon dhe duke lexuar ai është gjithmonë e më i mençur, më i dobishëm dhe më i ngritur. Unë jam i lumtur t’ju takoj dhe të nënshkruaj librat që ju do të donit t’ua jepja për kujtim”, u shpreh shkrimtari Kadare.
Ndërkaq, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku tha me këtë rast se për lexuesin, Ismail Kadare është shkrimtari i zemrës.
Gajraku tha se Kadare nuk është në masën e autorëve kalimtarë.
“Kadare nuk është në masën e autorëve kalimtarë që ecin ose e shtyjnë njëri-tjetrin, ai është i përhershëm. Kadare është autori, lidhja me të cilin nuk është shpëputur kurrë dhe që nuk është braktisur asnjëherë. Ai është lexuar dhe lexohet në Bibliotekë”, u shpreh Gajraku./Arbresh.info.
Rrëfimi drithërues i Anisës për vështirësitë e mëdha që ia s...
BBC: Aventura e papërsëritshme në lumin e egër të Shqipërisë
Eskalojnë protestat në Tbilisi, 44 të plagosur përfshirë 21 ...
Vullneti shpërthen ndaj Kevinit, pas vendimit për të hequr 1...
Simptomat që mund të tregojnë mungesën e hekurit
Xheneta le me gojë hapur të gjithë: Nëse ma sjellni edhe mu ...