Google ADS

Ka vdekur njëri nga baletanët e parë të Kosovës Rrustem Selca

15:55 | 8 Shtator 2016
Arbresh.info

Një nga balerinët e gjeneratës së parë të Baletit të Kosovës Rrustem Selca ka ndërruar jetë.

“Baleti i Kosovës ndanë dhimbjen bashkë me familjen, kolegët dhe gjithë komunitetin artistik në Kosovë, për ikjen e parakohshme të kolegut dhe bashkudhëtarit tonë në rrugën e historisë së Baletit të Kosovës në këto 44 vite”, thuhet në një njoftim nga Baleti Kombëtar i Kosovës.

Në njoftimin për media është publikuar edhe biografia e Selcës.

Rrustem Selca ka mbaruar Shkollën e Baletit në Shkup, në vitin 1972, së bashku me gjeneratën e parë të balerinëve kosovarë, të cilët pas mbarimit të shkollës së Baletit, u kthyen në Prishtinë, për të hapur kështu kapitullin më të ri në historinë e artit në Kosovë, Rrustem elca zhvilloj aktivitetin e tij si balerin deri në vitin 1991, kur ai bashkë me Trupën e Baletit të Kosovës u suspenduan nga Teatri për të marrë rrugët e Evropës në kërkim të një jete më të mirë. Selca që nga viti 1991 ka jetuar dhe vepruar në Gjermani, ku edhe ditën e djeshme ndërroj jetë në njërin nga spitalet e këtij vendi. Vlenë të theksohet që Selca ka dhënë një kontribut të çmuar si koreograf në Ansamblin e Valleve “Vatra” në Zurich të Zvicrës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme