Andromaqi Gjergji, etnologe e shquar, profesoreshë dhe e para Akademike shqiptare mori nderimet e fundit pas ndarjes nga jeta mbrëmjen e 8 korrikut.
Andromaqi Gjergji lindi në Korcë dhe gjithë jetën e saj ia kushtoi studimit të veshjeve popullore shqiptare. Rezultatet e kërkimeve të gjata shkencore në terren dhe të studimeve të saj i ka pasqyruar në një varg artikujsh dhe në veprën përgjithësuese: “Veshjet shqiptare në shekuj”.
Një numër studimesh të saj i kushtohen mënyrës së jetesës, kushteve materiale të jetës familjare e shoqërore, sidomos në fshat, duke trajtuar edhe disa mbijetoja të hershme. Një pjesë e tyre është përmbledhur në vëllimin: “Mënyra e jetesës në shekujt XIII–XX” (Tiranë, 2002). Është bashkautore në veprat: “Histori e artit shqiptar” (1990), “Veshje Popullore Shqiptare – Albanian Popular Costumes” (vëll. I, 1999; vëll. III, 2005), “Albania a Patrimony of Europian Values” (2000), si dhe në tekstet mësimore: “Historia e artit shqiptar” (1990), “Veshje popullore” (1989) dhe “Ligjërata për etnologjinë shqiptare” (2001, ribotim 2005).
Andromaqi Gjergji është e para grua anëtare e Akademise se Shkencave te Shqipërisë dhe një studiuese e rrallë në fushën e veshjeve popullore shqiptare. Me veprat studimore të saj, ajo i ka lënë vendit një pasuri të çmuar në fushën e etnologjisë shqiptare. Andromaqi Gjergji ka dhënë ndihmesë me vlerë edhe në fushën e muzeologjisë. Është dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”.
Ndarja e saj nga jeta është një humbje e madhe njerëzore dhe shkencore. Por ajo pas vdekjes fizike ka lënë pas një vepër të madhe me vlerë kombëtare e më gjerë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?