Google ADS

Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63

07:21 | 22 Dhjetor 2024
E.G

Juria profesionale e Fest 63 ka bërë përzgjedhjen e 15 këngëve finaliste, të cilat kalojnë në natën finale të Festivalit të Këngës.

Në garë ishin 30 konkurrentë, të cilët jo vetëm dhuruan spektakël dhe interpretime të mrekullueshme të këngëve që interpretuan, por edhe shënuan një hap të ri cilësor edhe për muzikën shqiptare.

Juria profesionale e Festivalit përbëhet nga disa prej personaliteteve të njohura në fushën e muzikës, të letrave dhe të pedagogjisë. Kryetare e jurisë është artistja e njohur, Zana Çela, ndërsa anëtarë që plotësojnë të gjithë trupën e jurisë janë : Alma Bektashi, Ylljet Aliçka, Merita Rexha Tërshana, Florent Boshnjaku, Jonida Maliqi, Ramona Tullumani.

Në natën finale kaluan 15 këngëtarë, të cilët do të mbartin edhe sfidën e një gare të fortë mes tyre për të marrë trofeun e këngës fituese të Fest 63, këngë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion në vitin 2025.

Këngëtarët dhe titujt e këngëve në natën e katërt finale:

Jet- Gjallë

Kejsi Jazxhi – Kur bota hesht

Vesa Smolica – Lutem

Stine – E kishim nis

Djemë e detit – Larg

Nita Latifi – Zemrës

Gjergj Kaçinari – Larg jetës pa ty

Orgesa Zaimi – I parë

Ardit Çuni – Amane

Algert Sala – Bosh

Shkodra Elektronike – Zjerm

Lorenc Hasrama – Frymë

Elvana Gjata – Karnaval

Mal – Antihero

Alis – Mjegull

Të ngjashme