Joe LyNN Turner  sivjet në “Hardh Fest” (VIDEO)

14:50 | 21 Gusht 2017
arbresh.info

Në edicionin e 16 të “Hardh Fest” do të jetë Joe LyNN Turner, i cili ka performuar Deep Purple dhe Rainbow, raporton arbresh.info.

Me moton “Mbas Verës, Vjen era” edhe për katër ditë, në komunën e Rahovecit, ku mbahet festivali, do të ketë verë, muzikë dhe shumë aktivitete të tjera.

“Befasia është se do të kemi njërin prej zërave më të mirë të rokut Joe LyNN Turner, i cili ka performuar për grupe të mëdha botërore siç është Deep Purple dhe Rainboë”, ka bërë të ditur Gardalin Shtavica, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit.

Aty do të performojnë grupi Offchestra, 403 dhe BB Poqi, dhe DJ të njohur.

Organizatorët kanë thënë se vitin e kaluar këtë festival e kanë vizituar mbi 30 mijë turistë, ndërsa sivjet presin që ta vizitojnë mbi 50 mijë vizitorë.

Agi Haxhimurati, përgjegjës për pjesën kreative të festivalit, ka thënë se sivjet numri i vizitorëve do të rritet për shkak se edhe kanë zgjatur ditët e mbajtjes së tij.

“Hardh Fest” do të mbahet nga 7 deri me 10 shtator 2017./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme