Në kopshtin e Kino Lumbardhit, nën qiellin e hapur, të martën në mbrëmje, në organizim të studio Helix u mbajt festivali i Kuvendit Komunal të Prizrenit “Rock live 2017”.
Para adhuruesve të Rrock-ut, në një atmosferë me tinguj të jashtëzakonshëm të kësaj muzike, u paraqitën 6 Rrock grupe, dhe veterani i rrok muzikës
kosovare Menan Kiseri, përcjell arbresh.info.
Në skenën e Kino Lumbardhit të përgatitur enkas për këtë festival u paraqitën: Jehona Lumi & Pulse, Albina Kelmendi & Band, Mentor Haziri & Kthejllu, Hithat, Ay Yildizlar dhe Ege Band.
Këngëtarja Jehona Lumi me bendin e saj Pulse ka rrëmbyer vendin e parë në koncert, Albina Kelmendi vendin e dytë ndërkaq Ege Band vendin e tretë.
Eveçanta e mbrëmjes ishte edhe paraqitja e Menan Kiseri me bendin. Menan Kiseri është njëri ndër Rrockerët e parë të Kosovës. Ai në skenë është për më
shumë se 4 dekada dhe njihet për stilin e veçantë të muzikës së tij.
Ai para publikut prizrenas u paraqit me repertorin e këngëve të kompozuara nga ai, të cilat ishin hite nëpër vite./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje