Jamie Donoghue dhe producentët e “Shok”-ut, sot arrijnë në Prishtinë

07:45 | 16 Mars 2016
Arbresh.info

Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) njofton se ekipi i filmit “Shok”, së bashku me skenaristin, Jamie Donoghue dhe producentët Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott, pas 6 jave qëndrimi në SHBA për promovimin e filmit “Shok”, do të arrijnë sot në Prishtinë.

Sipas njoftimit, ekipi arrin në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” me fluturimin Veronë-Prishtinë në ora 13:50.

Pas një konference shtypi, ekipi i filmit do të udhëtojë në Prekaz për një vizitë në kompleksin memorial “Adem Jashari”, ku do të pritet edhe nga familja Jashari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme