Presidentja Atifete Jahjaga, gjatë ditës ka qëndruar edhe në Prizren, ku ka takuar drejtuesit e Dokufestit.
Me këtë rast, Jahjaga u njoftua për së afërmi me kushtet e punës të drejtuesve të Dokufestit.
“Dëshiroj të falënderoj Vetonin (Nurkollarin) dhe Erollin (Bilibanin) për një punë të jashtëzakonshme që kanë bërë këtu në këtë institucion. Neve duhet të fillojmë të mendojmë pak më shumë në investimin në aspektin e kulturës dhe të artit në përgjithësi në shoqërinë tonë”, ka deklaruar Jahjaga .
Ajo është shprehur se Dokufesti ka qenë një ndër organizimet për vite me radhë, me aktivitetet dhe organizimet e të cilit jemi krenuar të gjithë.
Presidentja theksoi faktin se ky festival e ka ngritur jo vetëm Prizrenin, por tërë Kosovën në piedestalin e artit dhe kulturës në mbarë botën, duke bërë një numër të madh të artistëve që të vijnë dhe të shohin artin dhe kulturën e Kosovës.
“Ne kemi shumë me çka të krenohemi dhe duhet këtu sa më shumë që është e mundur t’i promovojmë. Jam këtu që t’ju ofroj mbështetjen time personale, por edhe institucionale për gjithë punën që e kanë bërë deri më tani”, theksoi Presidentja Jahjaga.
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...