Google ADS

Jahja Lluka, promovoi pesë veprat e tij

20:51 | 25 Maj 2015
M. A.

Në promovimin e pesë veprave të Jahja Llukës u tha se ato janë një dëshmi për një rrugëtim të gjatë dhe të përgjakshëm të kombit shqiptar.

Jahja Lluka veprimtar i kauzës kombëtare, i burgosuri që përjetoi masakrën e Dubravës dhe ferrin e kazamateve serbe, kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngul nga trojet e tyre, krijues i disa veprave letrare, sot edhe një herë befasoi këndshëm adhuruesit e fjalës se shkruar duke bërë promovimin e pesë veprave të tij dhe atë “ Kosova nga Naçertanie e deri të Pavarësia 1844-2008”, “Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rrethina në vitet 1912-1994“ si dhe librat me poezi të shkruara në burgjet serbe.

Në sallën e Tetarit të qytetit “Istref Begolli” në Pejë ishin tubuar krijues dhe dashamirë të librit që nga afër të njihen me krijimtarinë e bashkëvendësit të tyre Jahja Lluka, i cili kësaj radhe u paraqit me dy vepra jashtëzakonisht të rëndësishme për popullin shqiptar, e në veçanti për ata që jetojnë dhe veprojnë në ketë nënqiell të Dukagjinit, ku autori Lluka me besnikëri ka përjetësuar golgotën e shqiptarëve përmes këtyre veprave.

Dr. Muhamet Mala vlerësoi lartë kontributin e Jahja LLukës ne këtA dy libra të tija, ku ofrohen shifra e fakte që flasin edhe për plagën e rendë të popullit shqiptar dhe hemarogjinë e vazhdueshme te tij, për fatin e rëndë të shpërnguljes së popullit të këtyre vatrave dhe të Kosovës, duke filluar nga vitet 1912 -1994 , por duke mos harruar edhe eksodin biblik të viteve 1998 -1999, dhe ikjen e fundit të shqiptarëve nga Kosova .

Një nga e veçantat ne Librin “Kosova nga Naçertanie e deri të Pavarësia 1844-2008”, sipas recensentit Hakif Bajrami, është fakti i Konventës Jugosllavo –Turke, për shpërnguljen e shqiptarëve nga Shqipëria Kontinentale. Ndërkaq, për prof,dr. Irna Peshkopia ky libër, ashtu sikurse edhe ai për shpërnguljen e shqiptarëve, janë vepra te formatit akademik dhe universitar, duke sjelle një vështrim te ri historik edhe në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Duke folur për krijimtarinë e Jahja Llukës në rrafshin poetik ,krijuesi dhe publicist Pejanë Sejdi Berisha, ndër të tjera vlerësoi se në vargjet e Jahja Llukës, ngërthen ndijesimi i fortë shpirtëror, i cili pjesën dërmuese te poezive e ka shkruar ne burg. Berisha në veçanti u ndal ne vargjet e botuara në përmbledhjen e Jahës “ Edhe ti atdhe” në të cilën Jaha, i këndon fuqishëm lirisë, dashurisë ndaj atdheut dhe njerëzve të tij, dhe dashurisë madhe ndaj shokëve dhe bashkëveprimtarëve ete tij.

Për krijimtarinë e Jahja Llukës fili edh profesor Osman Grabovci i cili e çmoi lartë kontributin e këtij krijuesi, në rrafshin kombëtar, dhe atë të krijimtarisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme