Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës kanë arritur ekipi i filmit “Shok”, i cili ishte i nomunuar për çmimin Oscar.
Por me këtë ekip të cilët erdhën krenarë nga Los Angeles nuk ishte i pranishëm edhe producenti dhe aktori i këtij projekti filmik , Eshref Durmishi.
Eshref Durmishi ka thënë për emisionin Bizz në Tribuna Channel se ai akoma ndodhet në Los Angeles. Durmishi ka shtuar se punët e tij në këtë vend nuk kanë përfunduar.
Përndryshe filmi “Shok” ka pasur një arritje të madhe në kinematografinë vendore dhe ndërkombëtare me nominimin për çmimin Oscar në kategorinë e filmit të metrazhit të shkurtër.
I gjithë ky ekip ishin të parët kosovarë që shkelën në tepihun e kuq dhe pjesmarrës në këtë eveniment të madh të kinomatografisë në botë.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...