Televizioni i Kosovës ka blerë të drejtën e transmetimit të filmit të shkurtër “Shok”.
Filmi që ka shënuar suksesin më të madh në historinë e industrisë së filmit kosovar deri më tani, “SHOK” është shitur për 8,000 euro.
Gazeta Fjala raporton se kaq ka paguar Radio Televizioni i Kosovës për të drejtat e transmetimit të filmit të shkurtër të nominuar për çmimin Oscar.
RTK tashmë ka lidhur marrëveshje dhe pritet të nënshkruaj kontratën me 24 shkurt për transmetimin e filmit “Shok”, përkatësisht me datë 28 dhe 29 shkurt, para dhe pas ceremonisë Oskar.
Me këtë film Kosova për herë të parë hyn në “Academy of Motion Pictures Arts and Science”.
Ky projekt filmik me skenar dhe regji nga Jamie Donoughue është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Anglisë ndërsa xhirimet janë realizuar në muajin nëntor të vitit 2014 në Shalë të Bajgorës.
Filmi përfshinë periudhën e luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...