Inva Mula, tashmë edhe si regjisore

10:41 | 27 Mars 2015
Arbresh.info

Inva Mula rikthehet në skenën shqiptare, këtë herë jo vetëm në rolin e sopranos, por edhe si regjisore e Operas “Pagliacci”, që do të ngjitet në TKOB në muajin maj. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Teatrit të Operas, Ilir Kerni.

Deklaratat e tij drejtori Kerni i bëri gjatë provave gjenerale të baletit me dy akte “La Sylphide”, në të cilën në vitin 2007 ishte vetë në rolin e protagonistit, ndërsa sot do të jetë në rolin e koreografit. Për të ky, sipas rtsh, është emocion i veçantë, duke qenë se baleti ka brenda një histori dashurie dhe të gjithë balerinët e përzgjedhur janë të duhurit.

“La Sylphide” është një balet romantik me muzikë të Herman Lovenskiold dhe libret të Adolphe Nourrit dhe do të ngjitet në skenën e TKOB në datat 27 dhe 28 mars në orën 19.00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme