Inva Mula interpreton në Beograd, pritet nga kryeministri Vuçiç

12:26 | 24 Maj 2016
Arbresh.info

Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula njëherit gruaja e biznesmenit Hetem Ramadanit, do të interpretojë për herë të parë në periudhën paskomuniste në Teatrin Kombëtar të Beogradit.Më datë 25 maj Mula do të luajë rolin Mimit, në kryeveprën operistike “La Boheme” të Puçinit.

Sopranoja është pritur nga kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç në një pritje madhështore bëjnë me dije media serbe “B 92”, transmeton Arbresh.info.

Inva Mula është një e ftuar speciale në këtë shfaqje, e cila do të realizohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar së fundi mes Teatrit Kombëtar të Operës dhe baletit në Tiranë dhe atij serb.

“Jam shumë e lumtur që shkoj në një teatër ku 71 vite më parë e madhja Tefta Tashko Koço ka kënduar “La boheme”. Kjo përbën histori. Unë këndoj për herë të parë në ketë teatër në periudhën postkomuniste”, është shprehur Inva Mula.

Portali Arbresh.info sjell fotot nga ky takim./Arbresh.info

13250392_10154417746159587_699851822_n

2_thumb1

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme