Këngëtari i njohur Dren Abazi, bashkë me bendin e tij Zig Zag Orchestrën, këtë vit mbushin plot 10 vite karrierë.
Me këtë rast, ata kanë vendosur që të promovojnë albumin e ri ‘Mes Yjesh’ të shoqëruar me një koncert madhështor në Tiranë, shkruan arbresh.info.
Ky koncert do të përcillet me orkestër të madhe dhe ajo që vlen të theksohet, është fakti që me tu publikuar lajmi, për dy ose tre ditë janë shitur të gjitha biletat, gjë që shtyu Drenin dhe bendin e tij të realizojnë edhe një koncert të dytë, pasi interesimi i njerëzve ishte jashtëzakonisht i madh.
I pyetur nga arbresh.info se si po shkojnë përgatitjet e koncertit Dreni tregon se gjithçka po shkon shumë mirë.
”Përgatitjet për koncertin po shkojnë shumë mirë, janë bërë prova në Prishtine dhe në Tiranë, ndërsa nga fillimi i javës se ardhshme do bëjmë prova akoma më intensive në mënyrë që çdo gjë të jete gati për datën 28 dhe 29 ”
Ai po ashtu tregoi se nuk kishte pritur që brenda një kohe aq të shkurtër të shiheshin të gjitha biletat.
‘Normalisht qe e kam pritur një shitje të biletave, por që s’kam pritur të shiten për 2-3 ditë të gjitha, duke e ditur që zakonisht njerëzit i lënë për në fund të gjitha punët që kanë… Unë nuk doja ta bëja një koncert të dytë, doja te ishte vetëm një, por sidoqoftë jam shumë i kënaqur që po bëhet edhe një dhe që shumë njerëz që s’vijnë dot natën e parë , do kenë mundësi të vijnë në të dytën’, tha Abazi
Të dy koncertet do të mbahen në sallën e Kishës Ortodokse, në Tiranë, njëri më 28 dhe tjetri më 29 dhjetor, me fillim nga ora 20:00.
Biletat e natës së dytë do të mund t’i gjeni shumë shpejt vetëm te Radio Bar, në Tiranë/arbresh.info/
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”