Interesim i lartë për Fest 2, rezervohen biletat për natën finale

23:09 | 23 Tetor 2024
Q L

Të gjitha biletat e natës finale të edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK janë rezervuar.

Organizatorët janë shprehur të lumtur për këtë interesim, i cili vjen një ditë para nisjes së ngjarjes. Ata kanë bërë të ditur se kanë mbetur edhe pak bileta për natën e parë, të cilat mund të rezervohen në email adresën: [email protected].

Ndërkaq bileta ka edhe për natën e dytë. Prej nesër e deri më 26 tetor nisë rrugëtimin “Fest 2”, i cili do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTK 1, RTK 2, Radio Kosovë dhe në platformat online. Sivjet do të dëgjohen 16 artistët garues të këtij edicioni./rtk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme