Inteligjenca është përkufizuar në mënyra të ndryshme që përfshijnë termat: mendim abstrakt, të kuptuarit, komunikimi, arsyetimi, aftësia për të mësuar, mundësia për të pasur ndërgjegje emocionale dhe të planifikuarit apo të zgjidhurit e problemeve. Ja disa veçori që gjenden tek secili prej nesh, të cilat ndikojnë në nivelin e inteligjencës.
Të jesh mëngjarash. Truri është i ndarë në dy hemisfera. Çdo njëra nga gjysmat e trurit bën të njëjtat veprime si pjesa tjetër, por ka disa ndryshime. Tek njerëzit, njëra pjesë e trurit është dukshëm mbizotëruese, kjo është arsyeja përse ne përdorim më shumë njërën dorë sesa tjetrën. Disa studime kanë treguar se personat mëngjarashë apo thënë ndryshe, ata që përdorin dorën e majtë, kanë shënuar rezultate më të larta në testin e inteligjencës dhe e kanë mbaruar atë shumë më shpejt sesa personat që përdorin dorën e djathtë.
Radha e lindjes. Shumë studime kanë arritur të bëjnë një lidhje mes inteligjencës dhe radhës sipas së cilës keni lindur, nëse jeni fëmija më i madh apo më i vogël. Fëmijët e parë u zbulua se kishin një nivel më të lartë inteligjence, ndërsa rezultatet për fëmijët më të vegjël vinin duke rënë. Studime të fundit kanë zbuluar se ajo që përcakton nivelin e inteligjencës është mënyra sesi fëmijët trajtohen në familje krahas rendit të lindjes. Në familjet ku fëmija i parë ka vdekur, fëmija i dytë përgjithësisht ka të njëjtin nivel inteligjence që është i zakonshëm për fëmijën e parë.
Ateizmi. Lidhja mes inteligjencës dhe besimit fetar është studiuar shpesh si në raport me inteligjencën shoqërore, ashtu edhe në atë të individit. Mesatarja e rezultateve të testit të inteligjencës ndryshon nga shteti në shtet. Ato shtete që kanë shkallë më të lartë të ateizmit, është zbuluar se kanë gjithashtu edhe nivelin më të lartë të inteligjencës.
Qimet pubike. Studimet e kryera mbi meshkujt kanë gjetur një lidhje midis qimeve të trupit dhe inteligjencës. Më tepër sesa të shikonte testet e inteligjencës, një studiues, dr. Alias, hodhi një vështrim në lidhjen që ekzistonte midis personave me trup të pasur me qime dhe nivelit të edukimit. Ndoshta në kundërshtim me idenë e përgjithshme, ai zbuloi se burrat që kishin studiuar dhe ishin diplomuar, kishin më shumë qime trupore sesa ata që punonin si vartës. Shkencëtari zbuloi gjithashtu se studentët që kishin rezultate më të mira, ishin më leshatorë sesa ata që kishin rezultate më të dobëta. Puna e tij u përqendrua në qimet e gjoksit, por edhe në ato të kurrizit tek meshkujt./gazetashqip/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet