Hyrje
Shkrimi i historisë moderne të Kosovës, sa është i lehtë, për shkak të teknologjisë së zhvilluar, po aq është edhe i vështirë, për shkak të burimeve të shumta e materialeve që shpesh edhe nuk përputhen mes vete, rreth ngjarjeve e sidomos statistikave. Që nga viti 1912, kur shumë pjesë iu aneksuan Serbisë, e deri te aneksimi që iu bë Jugosllavisë në vitin 1945, krimet gjenocidale serbe në Kosovë kanë ndodhur në etapa të ndryshme dhe në të gjithë territorin e saj. Por, bija dhe bij prej më të mirëve të këtij vendi, asnjëherë nuk hezituan për t’i dalë zot atdheut, duke u flijuar për idealin e shenjtë, lirinë. Rrugëtimet e tyre janë përplot vuajtje, sakrifica e histori, andaj, prej këtu obligim yni mbetet që, duke ndriçuar të bëmat e tyre, t’ia japim atë që e meriton historisë më të re të vendit tonë.
Shkrimi i historisë është obligim
Për ta trajtuar këtë temë, mendoj që duhet ditur paraprakisht se kjo është e rëndësisë së veçantë dhe se i obligon të gjithë e, veçanarisht neve, si studiues, që argumentimit historik t’i paraprijmë me kohë. Përgjegjësia jonë që t’i prezentohemi botës me të vërtetën për Kosovën, është e madhe dhe ne asaj nuk mund t’i bishtnojmë kurrë. Kurse, nga ana tjetër, kujtesa harrohet, e historia mësohet. Kështu, akademiku ynë na përkujton: ”Nuk duhet të jetojmë me iluzione se e kemi bërë gjithë atë që është dashur ta bëjmë për avancimin e çështjes, sikur se nuk duhet të mendojmë se çdo gjë që kemi bërë është bërë në mënyrë të kryer dhe të përkryer.” Andaj, historinë tonë duhet ta shkruajmë vetë, e jo vetëm të tjerët të shkruajnë histori për ne, e të na i shpjegojnë ngjarjet tona nga këndi i tyre, që mund të jetë i largët, por ne të shkruajmë për vetveten, ngase e kemi përjetuar dhe e dimë më mirë.
Me mbështetje institucionale
Krahas projektimeve të buxheteve për zhvillim ekonomik, të jetë në fokus edhe interesimi për shkencën e dijen, për historiografinë dhe të ardhmen, të ketë më shumë përqindje investimi qeveritar segmenti shkencor e historik, sepse dikur mund të bëhet vonë. Një interesim të tillë po e tregojnë bashkëluftëtarët e bashkëkohësit e atyre që kanë hyrë në histori me ngritjen e tyre, me futjen në radhët e shenjta të dëshmorëve. Nëse nuk kemi mundur të jemi me ta në kohën kur ata flijoheshin, jemi të obliguar që jo vetëm t’i përkujtojmë jetën dhe të bëmat e tyre, por edhe t’i hulumtojmë, ndriçojmë e rradhisim heroizmat e tyre, në mënyrë që të jenë stimulim për atdhedashuri për brezat që po vijnë.
Tani e ka kohën lufta e pendës, e cila duhet të ketë brigada të shumta dhe mbështetje institucionale.
( Prof. Esat Stavilevci, Kosova dhe çështja shqiptare në udhëkryqet e kohës, Instituti për Studime Bashkëkohore, Prishtinë, 2005, fq. 10)
Copëtimet
Toka jonë është vendtakim i shumë interesave shoqërore, natyrore e ekonomike, andaj nga lakmia për ta poseduar, ky territor shpesh përjetoi dhunë, djegie e shkatërrime nga të huajt. Përjetimi i dhunës, vrasjeve e maltretimeve të popullatës dhe shpërnguljeve, është i papërshkrueshëm në tërësinë e tij. Nëpër etapa të ndryshme historike, Kosova përjetoi dhe sakrifikoi shumë, duke qëndruar stoike mbi të gjitha, me popullsinë autoktone shqiptare, që gjithnjë e ruajti identitetin, duke paguar çfarëdo çmimi.
Historia e Kosovës është me shumë interes për vendosjen e raporteve të reja politike në Ballkan. Copëtimi pas Pavarësisë së Shqipërisë ishte fatal për kombin shqiptar në të dyja anët e kufijve, dhe kjo i ishte imponuar, duke prishë unitetin, duke humbur troje e njerëz, vlera ekonomike e kulturore, duke e dobësuar dhe rrezikuar qenien e kombit shqiptar. Këto shkëputje, copëtime e rrëziqe, nuk u bënë se i deshën shqiptarët, por erdhën si pasojë e mosplotësimit të drejtësisë ndaj këtij kombi të lashtë e autokton. Vetë ministri Grey “njihte tërthorazi padrejtësinë e vendimit për kufijtë e Shqipërisë dhe përpiqej disi të justifikonte, duke e paraqitur si një ”kurban” të domosdoshëm në altarin e paqes evropiane” .
Mirëpo, që prej Kongresit të Berlinit (1878), përkatësisht Konferencës së Ambasadorëve, në Londër, 1912-1913, rreth 55 për qind e tokave etnike historike, në të cilat shqiptarët ishin popullata e vetme me shumicë dërmuese, iu dhanë fqinjve ballkanikë – Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Nga ana tjetër, prej vitit 1913, burgjet serbo-jugosllave kurrë nuk ishin pa të burgosur politikë shqiptarë, të gjykuar dhe të dënuar vetëm pse nuk e pranonin atë pushtim.
Kontribuues që u mashtruan
Në periudhën tjetër, shqiptarët dhanë kontribut të mjaftueshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, me pretendimin se vetë do të vendosnin për fatin e tyre. ”Pjesëmarrja e shqiptarëve në LNÇ ishte masive dhe mjaft e sukseshme për çlirimin e vendit, kurse pas LNÇ-së rrethanat e mashtrimit pas pjesëmarrjes në luftën për çlirim, bëheshin edhe më të qarta.” Mashtrimet se pas përfundimit të luftës mund të vendosnin vetë për fatin e tyre, bënë të kuptohet se ky ishte një okupim i ri dhe mohim i së drejtës për të qenë në një shtet, pasi që Konferenca e Bujanit nuk praktikohej dhe me dominimin politik serb, u bë përpjekje që çështja e Kosovës të mbyllet “në mënyrë të panatyrshme dhe të kurdisur politikisht”…
( ASHSH, Historia e Popullit Shqiptar III – Periudha e Pavarësisë 28 Nëntor 1912 – 7 Prill 1939, Tiranë 2007, Fq. 27)
Në rezolutën e dytë (mbledhja e dytë e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës”, Prizren, gusht 1945) u shpall se Kosova” me dëshirë të popullsisë së saj i bashkohet Serbisë federale, në kuadër të federatës jugosllave.” Kosova iu aneksua Serbisë, sërish, me dhunë e imponim, si gjithmonë, në mbledhjen e mbajtur në Prizren, në vitin 1945. Pason Masakra e Tivarit, 1945, Lufta e Drenicës, 1945, aksioni për mbledhjen e armëve, 1956, të cilin popullata e përjetoi me shumë vështirësi e pasoja, ndër të cilat edhe me shpërnguljen me presion të shqiptarëve në Turqi, në vitet ‘50-’60, kurse shpërnguljet nëpër Evropë e Amerikë vijuan më vonë, në vitet ‘70-‘90.
Zhvillimi nuk mungon kur ka liri
Që nga viti 1948, popullsia shqiptare konsiderohej si element i pasigurt dhe shqiptarët dyshoheshin për intriga “irredentiste”. Policia e fshehtë, UDB, e sunduar tërësisht nga serbët e malazezët, e shpalli Kosovën territorin më të rrezikshëm në Jugosllavi.” Në vitin 1968 u aprovua amandamenti kushtetues i Jugosllavisë, me të cilin Kosova fitoi disa të drejta minimale, të cilat më parë nuk i gëzonte. Por, Kushtetuta e Jugosllavisë, e vitit 1974, e ndryshoi gjendjen, ngase Kosova u bë element konstitutimi federal në Jugosllavinë Socialiste. Flloi një zhvillim i kondsiderueshëm në arsim, kulturë, shëndetësi, madje edhe në ekonomi, por në përmasa më të vogla sesa në viset tjera të Jugosllavisë. Kjo e pengonte nacionalizmin serb dhe ata tentonin ta pengonin zhvillimin e hovshëm, ngase Kosova i kishte të gjitha potencialet për zhvillim të hovshëm, edhe pasurinë nëntokësore, atë mbitoksore, klimën, ujin, por edhe pasurinë kryesore, njeriun entuziast, vullnetmirë e të shënodshë. Kosovës i mungonte vetëm një element, liria.
( Prof. Esat Stavilevci, ”Kosova dhe çështja shqiptare në udhëkryqet e kohës”, Vepër e cituar, fq. 32. Shih edhe :Marenglen Verli,Kosova sfida shqiptare në historinë e një shekulli,Tiranë,2007. fq. 402. Vendimi i “Këshillit Krahinor” të Kosovës i marrë në Prizren, 1945, për kthimin e Kosovës në një “oblast” apo qark të Republikës së Serbisë, ishte një imponim ilegjitim
Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës,Prishtinë, 2005, fq. 33 )
Vijon …
Përgatitit: Ma.Sc. Refik Gërbeshi
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 203...