Janë mbushur 5 vjet nga 15 qershori i vitit 2010 kur vdiq aktori i njohur, Bekim Fehmiu.
Fehmiu ishte aktori i parë shqiptar i cili ishte aktor teatri dhe aktor kinemaje në teatro dhe filma në të gjithë Jugosllavinë dhe gjithashtu aktori i parë shqiptar i Evropës Lindore që ishte yll në Hollywood gjatë luftës së ftohët.
Ndër sukseset më të mëdha të tij përmendet filmi “Mbledhësi i puplave’’, që është një portretizim delikatë i jetës së romëve, i cili fitoi dy çmime në Kanë dhe ishte nominuar për Oskar.
Së fundi, në skenën e Teatrit Kombëtarë të Kosovës u ngjit Uliks Fehmiu, djali i aktorit Bekim Fehmiu, me rolin e tij në shfaqjen e përbashkët serbo-kosovare “Romeo e Xhulieta”, dhe në shumë media deklaroi se kjo ishte një ëndërr e babait të tij.
Fehmiu ishte gjetur i vdekur në banesën e tij në Beograd dhe raportet treguan se kishte kryer vetëvrasje.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”