Edicioni i tretë i festivalit të vetëm ndërkombëtar të teatrove në Kosovë, tashmë ka hyrë në fazën finale të përgatitjeve.
Nga data 04-09 nëntor 2019, në dy skenat e Teatrit AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, do të ngjiten shtatë trupa artistike në programin konkurrues, të cilat vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Bullgaria e Kroacia.
Programit garues të këtij edicioni, do t’ i paraprijë shfaqja nikoqire, prodhim i Teatrit AAB “Bretkosa” në regji të Burbuqe Berishës, e cila do të jepet jashtë programit garues, në natën e 04 nëntorit.
Edicioni i tretë i PITF2019, vjen më i veçantë nga ana vizuale për shkak të brendingut. Hyjnesha në fron, që është simbol i këtij festivali ndërkombëtar, këtë vit vjen me një lule Irisi në kokë. Lulja iris në mitologji është simbol i numrit 3 (tre), dhe përfaqëson besimin, urtësinë dhe guximin.
Andaj duke dashur të theksohet besimi se duke vepruar me urtësi dhe guxim, mund t’ ia dalim të krijojmë një festival i cili do të përmendet larg dhe gjatë, moto e edicionit të tretë do të jetë pikërisht kjo: Besim. Dije. Guxim.
Sikur edhe në edicionet e mëhershme, ajo që e dallon PITF, përveç programit ndërkombëtar, është edhe programi përcjellës në mbrëmjet pas shfaqjeve, ku të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të argëtohen nga bende e artistë të ndryshëm.
Përveç kësaj, vet ambienti universitar ku zhvillohet ky festival, krijon një atmosferë më ndryshe sepse dominon vrulli rinor, andaj janë arsye më shumë këto për ta ndjekur PITF 2019, sepse i kontribuojmë kulturës dhe ndjekim trendët e të rinjve.
Festivali do të ketë dy lloj biletash: festival pass që do të jetë e vlefshme për të gjithë programin dhe biletat e veçanta për shfaqje. Studentët do të kenë prioritet sepse biletat do t’ u ofrohen me çmime speicale, ndërsa po ashtu edhe transporti nga qyteti në kampusin e Kolegjit AAB do të jetë gratis për të gjithë vizitorët. Biletat do të dalin në shitje gjatë javës, prandaj ajo që mbetët të bëni, është të rezervoni ato dhe të mos e huqni asnjë nga mbrëmjet e PITF 2019.
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...