Në vazhdën e takimeve që ka zhvilluar Zëvendësministri Rexhep Hoti në vizitën e tij që po realizon në Republikën Federale të Gjermanisë, me ftesë të Ministrisë së Jashtme, në margjinat e Panairit të Librit në Lajpcig, ai është takuar me Ministren e Kulturës të Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro-Furxhi, pastaj Aleksandar Bogdanoviç, Ministër i Kulturës i Republikës së Malit të Zi si dhe një takim me Gerhard Kowar, drejtor i Austria KulturKontakt, qendër që merret me edukimin kulturor për shkollat e Austrisë dhe bashkëpunim edukativ me vendet e Evropës Lindore dhe asaj Juglindore.
“Temë bosht diskutimeve në këto takime ishte politika e librit që institucionet hartojnë dhe zbatojnë, në përkrahjen e botimit e librit, të blerjes dhe shpërndarjes së tij si dhe të përkthimit të tij në gjuhë tjera duke sjellë kulturat më pranë njëra-tjetrës nëpërmjet artit të shkruar letrar.
Po ashtu, në kuadër të bisedave, Zëvendësministri Hoti ka kërkuar përkrahjen e të gjitha palëve që Kosova të anëtarësohet në rrjetin Traduki, ku Shqipëria, Mali i Zi e Austria janë anëtare. Hoti ka marrë përkrahjen për anëtarësim, me përjashtim të Serbisë.
Hoti ka informuar angazhimin e Kosovës dhe përgatitjet që po bëjnë institucionet e saj për t’u anëtarësuar në UNESCO, me ç’rast ai ka kërkuar që partnerët dhe aleatët e Kosovës të lobojnë në çdo sferë ndikimi që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë jashtëzakonisht të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara. Zëvendësministri mori premtimin se palët do të angazhohen për ta ndihmuar Kosovën në këtë rrugë.
Zv/ministri Hoti, në emër të MKRS-së dhe Qeverisë, ka falënderuar përfaqësuesit e shteteve me të cilët është takuar për përkrahjen dhe bashkëpunimin që kanë treguar në raport me Republikën e Kosovës jo vetëm në fushën e kulturës por edhe në prizmat tjerë duke ndikuar kësisoj drejtpërdrejt në forcimin e shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...