“Home Sweet Home” shfaqet edhe në Kajro

23:16 | 20 Nëntor 2016
Arbresh.info

Filmi “Home Sweet Home” i producentit Trim Musliu dhe regjisorit Faton Bajraktari, po vazhdon të shfaqet në festivalet më të mëdha botërore të filmit.

Pasi ka hyrë në garë për Çmimin “Oscar”, “Home Sweet Home” është shfaqur në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kajro.

Producenti Musliu dhe regjisori Bajraktari, janë ndjerë të nderuar me prezantimin e filmit të tyre në Festivalin e Kajros, ndërsa kanë falënderuar ambasadorin e Kosovës dhe Shqipërisë në Egjipt, Beqir Ismaili dhe Eduard Sulo si dhe Drejtorin e Festivalit të Filmit të Kajros, Ahmed Hassouna, që ishin të pranishëm në shfaqjen e filmit.

“Home Sweet Home” më parë është shfaqur në disa festivale të filmit në Evropë dhe rajon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme