Google ADS

Hollande i dorëzon Kadaresë titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”

20:54 | 30 Maj 2016
Arbresh.info

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, u vlerësua nga presidenti i Francës, François Hollande, me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, që iu akordua pak muaj më parë.

Ceremonia u organizua pasditen e sotme rreth orës18:00 në pallatin Presidencial “Elize”, në prani të një rrethi të ngushtë të ftuarish.

Pas dorëzimit të çmimit kreu i qeverisë franceze mblodhi në një koktej të ftuarit nga Shqipëria dhe Franca.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme