Historiani Shkodran Imeraj vlerëson se Manastiri i Deçanit nuk duhet të figurojë në listën e Europa Nostra në mesin e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë.
“Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar nga shqiptarët apo nga banorët vendas por është i rrezikuar nga politika antishqiptare e Sava Janjiq, i cili është duke e realizuar politikën e Beogradit. Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar nga askush”, është shprehur Imeraj, njofton Klan Kosova.
“Vendimi i Europa Nostra është skandaloz sepse sigurinë e manastirit e mbajnë forcat paqeruajtëse. Është vendim që e vë shumë poshtë imazhin e Kosovës. Siguria në Deçan është e qëndrueshme. Manastiri i Deçanit nuk është vetëm tempull fetar por është ambasadë serbe dhe ruse në Kosovë sepse politikat e saj po shkaktojnë shumë probleme”.
Imeraj ka bërë thirrje nga institucionet e Kosovës që të angazhohen që ky monument fetar të hiqet nga lista e publikuar këtë të enjte.
“Duhet të bëjnë një reagim institucionet, Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe të bëhet përpjekje që Manastiri i Deçanit të hiqet nga kjo listë”.
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë