Kisha e Shën Premtes në fshatin Balldren të Lezhës, e ndërtuar në shek.XII-XIII, do t’i nënshtrohet së shpejti rikonstruksionit.
Instituti i i Monumenteve të Kulturës bën të ditur se “ka hartuar projektin “Ndërhyrje restauruese në Kishën e Shën e Premtes” në fshatin Balldren, Lezhë. Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve parashikon ndërhyrje konservuese – restauruese në pikturën murale të kishës”.
IMK shprehet se “mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore”.
Në mars të këtij viti specialistët e DRKK Shkodër kryen ndërhyrje emergjente në Kishën e Shën Premtes në fshatin Balldren të Lezhës, pas dëmtimeve të saj nga erërat e forta.
Kishat e Lezhës ishin të ritit Benediktin dhe falë marrëdhënieve të mira të Papatit të Romës me Monolin (1153) vendimet merreshin direkt nga Papati.
Kisha e Shën e Premtes ndodhet në fshatin Balldre, ndërtuar mbi kodrën shkëmbore të një vendbanimi mesjetar. Burimet historike shënojnë në fshatin Balldre (balli i Drinit) që nga mesjeta me popullsi të ardhur nga alpet e veriut (Kelmendit).
Ndërtimi i kishës tregon përkushtim dhe funksionin fetar të këtij komuniteti dhe më gjerë në luginën e poshtme të lumit Drin. Ajo i përket tipit Gotik, më vonë kisha pati një restaurim, i cili mendohet që është i vitit 1462 sipas mbishkrimit të vendosur në anën e jashtme të Apsidës ku shkruhet: “Në vitin e Zotit 1462 kujto o ZOT shërbëtorët e tu, Perlatët së bashku me të gjithë miqtë e tyre”.
Arkitektura e kishës së Shën e Premtes e ka origjinën në shek. XIV-XV-të. Planimetria e saj është e thjeshtë, një nefëshe në formë drejtkëndore me aksin gjatësor të theksuar dhe e mbuluar me qemerë guri, prerja e të cilës është hark majë mprehtë.
Me të njëjtin lloj harku janë edhe dyert e dritaret origjinale një pjesë e të cilave janë të murosura. Nga gërmimet e viteve 1985-86 në pjesën jugore të kishës janë evidentuar mure dhe një Apsidë, vazhdim i ekzistueses, duke përcaktuar në këtë mënyrë se forma planimetrike origjinale ka qenë e përbërë në dy Anijata dhe dy Apsida./atsh/
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...