Sot fillon Panairi Ndërkombëtar i Librit në Prishtinë. Sipas organizatorëve, gjithçka është gati që ky vit jubilar të organizohet në mënyrën më të mirë.
Madje për këtë vit janë paraparë edhe risi, të cilat nuk kanë qenë më herët.
Anëtari i Bordit të Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Abdullah Zeneli në një intervistë për KosovaPress tha se edhe botuesit janë përgatitur mjaftueshëm që përveç shitjes të ofrojnë edhe takime me lexues dhe shkrimtarë.
Ai theksoi se e veçanta e këtij panairi është edhe pjesëmarrja e shkrimtarit francez François-Henri Désérable, vepra e të cilit vjen në shqip pikërisht në vigjilje të panairit.
Zeneli bëri të ditur se në kuadër të Panairit do të mbahen rreth 50 aktivitete të ndryshme që koincidojnë me përvjetorët këtij viti.
Teksa shtoi se edhe këtë vit do të shpallet shkrimtari i vitit nga letërsia shqipe dhe ajo e huaj, si dhe stenda më e vizituar.
Drejtori i shtëpisë botuese “Buzuku”, sqaroi se nga 100 botues sa pritet të ketë panairi, rreth 40 shtëpi botuese janë nga Kosova dhe 60 nga shtetet tjera si Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora. Derisa potencoi se është shteti ai që duhet të mbështesë më shumë librin.
Panairi i Librit hapet sot në orën 18:00 dhe vazhdon deri më 10 qershor.
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës