Hapet ekspozita “Gjon Mili”

09:01 | 7 Gusht 2015
Arbresh.info

Sot në Galerinë Kombëtare të Kosovës hapet ekspozita “Gjon Mili”, ku do të marrin pjesë 21 artisë vendor dhe ndërkombëtare.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më datë 7 tetor 2015. Ndryshe, ditë më parë janë shpallur emrat e artistëve pjesëmarrës të edicionit të katërmbëdhjetë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë, Çmimit “Gjon Mili”.

Artistët pjesëmarrës janë Din Azizi, Sammy Baloji, Martin Beck, Ardit Hoxha, Majlinda Hoxha, Genc Kadriu, Antoneta Kastrati & Casey Cooper Johnson, Keenan Thomas & Eyal Ëeizman, Meriton Maloku, John Miller, Atdhe Mulla, Armend Nimani, Alban Nuhiu, Marina Pinsky, Josephine Pryde, Lucy Raven, Carissa Rodriguez, Sean Snyder, Kushtrim Zeqiri.

Sipas një komunikate të Galerisë, kuratori Richard Birkett përzgjidhi artistet e lartpërmendur që të ekspozojnë veprat e tyre në kuadër të konceptin kuratorial “Linjat e furnizimit: Fotografia dhe logjistika”.

Juria profesionale do të përzgjedhin fituesin, të cilit do t’i ndahet shuma prej 1000 Euro.

E orga nizuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës “Gjon Mili” është ekspozita më e rëndësishme për fotografi bashkëkohore në Kosovë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme