Hapet ekspozita “Rijetësimi Ilir” në ambientin e konsullatës së përgjithshme të Kosovës në Mynih.
Në ambinetin e konsullatës së përgjithshme të Kosovës në Mynih, është hapur ekspozita personale e artistes Agata Çetta “Rijetësimi Ilir” me rastin e kremtimit të 11 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Artistja u paraqit me 13 grafika të teknikës akuatintë dhe 11 pjatave nga argjila në kombinim me filigran, që është një ndër artizanatet më të dalluara shqiptare.
“Agata Çetta, sot në ekspozitën e saj “Rijetësimi Ilir” na vjen me një opus të begatshëm ku zgjon interesimin e secilit artdashës”, tha konsulli Afrim Nura, gjatë mbajtjes së fjalimit të tij.
Ai përmendi edhe rëndësinë e trashigimisë tonë shumë të pasur kulturore, si një ndër elementet thelbësore për dëshmimin e rrënjëve tona. Sipas kuratorit të kësaj ekspozite, Adem Dermaku- artist, këto dy teknika të ndryshme, këtu kanë të përbashkët temën dhe tonalitetin e ngjyrave, e cila është urë lidhëse në mes të kaluarës dhe të sotmes si një dëshmi për identitetin e një populli.
“Në pjatat e argjilës, Agata tregon një pedantizëm të sofistikuar për të paraqitur bukurinë e lashtë ilire qysh prej periudhës parahistorike, të inspiruar nga disa artefakte më unike në territorin e Kosovës. Ndërsa në grafika paraqet një shprehje ekspresive të natyrës, ku ka një liri të vijës dhe formës abstrakte, si reflektim i harmonisë në univers dhe mesazh për prezervimin e saj nga elementet dëmtuese” vazhdon kuratori.
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...