Në vazhdën e vizitës zyrtare në Kroaci, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga drejtuesit e ministrisë së Kulturës së Kroacisë, ka vizituar Institutin e Konservimeve të Kroacisë, ku është pritur nga drejtori i këtij institucioni, Mario Braun, dhe ka parë nga afër veprimtarinë e tij në fushën e konservimeve.
Sipas një komunikate, ndërmjet ministrit Shala dhe drejtorit të këtij institucioni Mario Braoun u shqyrtuan format dhe mundësitë e bashkëpunimit konkret ndërmjet institucioneve të trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe atyre të Kroacisë, me një theks të veçantë në mundësitë që ka dhe ofron ky institucion kroat i rëndësishëm për të ndihmuar ngritjen profesionale të kuadrit kosovar për konservimeve.
Delegacioni kroat u shpreh i gatshëm që të ndihmojë Kosovën në fushën e trashëgimisë dhe njëkohësisht të ofrojë përvojën kroate në fushën e konservimeve, ndërsa u dakordua që institucionet përkatëse të dy vendeve, në ditët në vijim, të konkretizojnë format dhe modalitet e bashkëpunimit.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...