Punimet në restaurimin e pullazit të Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren janë ndërprerë për shkak të mungesës së mjeteve financiare.
Kështu thuhet në një komunikatë të organizatës EC Ma Ndryshe, sipas të cilës në bazë të informatave të marra nga përgjegjësit e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore del se punimet në këtë projekt kanë qenë të parapara të kryhen deri në muajin maj të vitit 2014 dhe se me përfundimin e fondeve të ndara nga UNESCO-ja ato janë ndërprerë.
Sipas QRTK-së gjatë restaurimit kanë dalë punime shtesë meqë janë konstatuar dobësi të theksuara në strukturën e hamamit, pasi është hasur se katër kube dhe një qemer në anën perëndimore të Hamamit të rindërtuara në vitet 1960/70 janë punuar dobët dhe se struktura e tyre ka qenë para kolapsit, prandaj dhe me miratimin e UNESCO-s dhe mbikëqyrësit të punimeve është vendosur që të intervenohet edhe në këtë drejtim. Ndërsa zyrtarët përgjegjës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve kanë konfirmuar se punimet në restaurimin e pullazit të Hamamit janë ndërprerë për shkak të mungesës së mjeteve financiare. MKRS ka shpjeguar se ka shqyrtuar mundësinë e mbështetjes financiare për punimet shtesë dhe të paparapara në Hamam, por se për shkak të vonesave në procesin e rishikimit buxhetor nuk është marrë ndonjë vendim”, thuhet në komunikatë.
Zyrtarët e QRTK-së kanë shpjeguar se shuma e nevojshme për përfundimin e punimeve në pullazin e Hamamit është 57 mijë e 730 euro dhe se kërkesat për mbështetje financiare për përfundimin e punimeve të fazës së parë janë adresuar në MKRS, Komunën e Prizrenit, ambasadat dhe agjencitë e huaja dhe se deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje pozitive./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...