Ark of taste – katalogu i njohur ndërkombëtar për trashëgiminë e ushqimeve që rrezikohen të zhduken, ka zgjedhur glikonë përmetare, si një ndër gatimet tradicionale shqiptare drejt zhdukjes.
Sipas një artikulli të BBC-së, glikoja e arrës, pavarësisht se është një pjatë festive, është në rrezik të zhduket, duke qenë se gjeneratat e reja shfaqin gjithnjë e më pak interes për gatimet tradicionale dhe për shkak se arrat rriten në zona të egra dhe është e vështirë gjetja e kokrrave të arrave për prodhimin e glikosë.
Përmeti, ky rajon në jug të Shqipërisë, njihet për nivelet e ulëta të punësimit dhe emigrimin e lartë , por – siç raporton Dan Saladino – në qoftë se kjo recetë e veçantë shndërrohet në një industri të vogël, ajo mund të ndryshojë të ardhmen e njerëzve dhe do të shërbejë për të mbrojtur një traditë në rrezik për t’u harruar.
Glikoja e arrës është një ëmbëlsirë e bërë nga arra e papjekur dhe shurupi i sheqerit. Glikoja shërbehet në festat familjare për të mirëpritur mysafirët në shtëpi.
Ark of Taste është një katalog ndërkombëtar i ushqimeve tradicionale në rrezik për tu zhdukur i lëvizjes globale Slow Food. The Ark është projektuar për të ruajtur ushqimet që janë prodhuar në mënyrë të qëndrueshme, unike në shije, dhe pjesë e një rajonit.
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...