Gjenocidi ndaj shqiptarëve bëri që të intervenojë bota

14:41 | 8 Shtator 2016
Arbresh.info

Vazhdon

Pjesën e tretë mund ta lexoni këtu

Ndarja e pa drejtë e trojeve Shqiptare copë me copë i mundësonte hapësirën e veprimit fqinjëve që morën ato toka ,jo vetëm sundimit por edhe trysnive të llojllojshmë për t’i larguar nga shtëpitë dhe traditat identifikuese duke i asimiluar tërësisht. Serbia kishte lloj-lloj planesh për shfarosjen e shqiptarëve, si projektin “Naçertanija”, pastaj ato të viteve 1939, për shpërnguljen e shqiptarëve, planet e viteve 1944, 1950, 1986,etj.
“Këto plane i përkrahnin ideologët serbë dhe vetë Kisha Ortodokse Serbe, e cila, madje, edhe i bekonte, ndërsa në mënyrë të koordinuar i zbatonte pushteti me policinë, xhandarmërinë, ushtrinë etj.” Këto dhe shumë të tjera thërrisnin drejtësinë ,por pengesa e informative reale ngadalësonte të kuptuarit e së vërtetës nga bota demokratike.

Informacioni i drejtë bëri që të duket padrejtësia

Populli autoktonë me sakrificë qëndronte ne identitetin e vetë por edhe kur largohej fizikisht i qëndronte besnik atij duke mos harruar vendin e familjen dhe duke i kontribuar çështjes kombëtare.Pastaj edhe projektin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, siç ishte plani ushtarak “Patkoi” zbulimi i të cilit sheshoi pastrimin etnik që dëshironte ta bënte Serbia.Përndjekjet, keqtrajtimet, burgosjet dhe vrasjet, vetëm e vetëm se ishin shqiptarë, i kishin privuar shqiptarët e Kosovës nga të gjitha të drejtat njerëzore, qytetare dhe kombëtare, përfshirë këtu edhe të drejtën për jetë. Ish-Armata Jugosllave, gjatë viteve 1981-1989, kishte sjellë në arkivol 89 shqiptarë të vrarë. Mënyrat e kryerjes së krimeve serbe në Kosovë tejkalojnë të gjitha paramasat e ndalesës, duke filluar që nga robëria, deportimi, pastaj zhvendosja e dhunshme e popullsisë, burgosjet ose format tjera të cenimit të lirisë fizike, mundimet, dhunimet, robërimi seksual, prostitucioni me dhunë, shtatzania e dhunshme, sterilizimi i dhunshëm, dëbimi, zvogëlimi i dhunshëm i numrit të personave dhe veprimtarive të tjera njerëzore.
Propaganda serbe thoshte se shqiptarët i kanë të gjitha të drejtat, kurse elitat shqiptare ankoheshin për padrejtësitë që iu bëheshin dhe kërkonin lirinë. Mbi 250 mijë shqiptarë ia kishin mësyer Evropës. Kurse, në fundvitet e ‘90-ta, po zhvillohej luftë, ndërkaq Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte dërguar një mision vëzhgues, i cili quhej Misioni i Verifikimit në Kosovë.
Të dhëna argumentuese për gjenocid

Krahas masakrave, vrasjeve, dëbimeve, djegieve, rrënimeve, plaçkitjeve nga forcat ushtarake-policore e paramilitare serbe, ishte edhe dhunimi i mijëra femrave shqiptare. Në raportin për Kosovën, “Human Rights Uatch” dëshmon për krime lufte kundër njerëzimit në Kosovë. Janë disa momente, të cilat nuk mund të anashkalohen, me rastin e bërjes publike të këtij raporti. Sipas të dhënave që japin nga NATO-ja dhe Qendra për Informim e Kosovës, numri i të vrarëve varion nga 10 mijë në 15 mijë veta. Kurse sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë, në altarin e lirisë kanë rënë 2260 dëshmorë. Fuqitë “vendosën së fundmi të merren edhe me mendimin e gjatë për shqiptarët e Kosovës, që nëse nuk do të ishin zbatuar parimet e vërtetuara, duhej të ishin renditur me kohë si çështje parësore jo vetëm për rëndësinë e brendshme, por si faktor paqeje rajonale.”
Një formë tjetër e gjenocidit ishte ajo kur forcat serbe ”i bënin qëllimisht të papërdorshme burimet e ujit, duke vendosur në to kimikale, kafshë të ngordhura, madje edhe kufoma njerëzish.”

Masakrat makabre

Masakrat masive ndaj popullatës shtriheshin nëpër të gjitha territoret e Kosovës, duke filluar me Masakrën e Likoshanit e Qirezit, më 28 shkurt dhe 1 mars 1998, ku janë masakruar 24 banorë të këtyre fshatrave; Masakra e Prekazit, më 5-7 mars 1998, ku u vranë 59 njerëz, 55 prej të cilëve ishin prej familjes Jashari; e tillë ishte edhe Masakra e Kleçkës, e ndodhur më 27 gusht 1998, ku mbetën të vrarë 8 veta, e të plagosur mbi 30. Këtu përfshiheshin foshnje dhe pleq.
Çdo ditë kishte masakra, sa andej sa këndej, dhe ndër më brutalet, që nuk i ka parë bota. Vetëm në periudhën janar-qershor 1999, konsiderohen të vrarë 11.738 veta, ndërsa në studimet tjera, siç është ai i “American Asociatian for the Advancement of Science” – Asociacioni Amerikan për Përparimin e Shkencës (AAAS), anëtarët e të cilit kanë hulumtuar dëmet dhe krimet e bëra në këto anë dhe kanë parë llahtarinë se çfarë mund të bëjë njeriu mbi njeriun, kanë ardhur deri te përfundimi se ndëmjet 12 marsit 1998 dhe 12 qershorit 1999, janë vrarë rreth 10.500 veta. Por, disa të dhëna flasin edhe për shifrën 13.627. Shumë varreza masive nëpër Kosovë, por edhe në Serbi, janë tendenca për mbulimin e krimeve të tyre. Pushteti serb u përpoq që ta fshihte krimin e vet, përmes varrimit.

E si është gjenocidi ndryshe

Edhe OJQ-të e mediat e huaja, e kanë vënë re këtë fenomen makabër. Në raporte theksohet se në Trepçë janë djegur ndërmjet 1.200 deri në 1.500 kufoma. Sipas Qendrës për Informim të Kosovës, vetëm në vitin 1998, nga 945 fshatra që ka Kosova, u bombarduan e u dëmtuan 398, u dëmtuan 23.044 shtëpi, u vranë 1.215 veta dhe u plagosën me qindra të tjerë.” Në terminologjinë zyrtare të disa shteteve, për ngjarjet në Kosovë, sidomos të viteve 1998-1999, përdoren tre terma që akoma lakohen dendur: gjenocid, krime lufte dhe konflikt.

D.r.Jusuf Osmani, Krimet serbe ne Kosovë, fq. 29
Afrim Mustafa, Bardhësitë e atdheut 1997-2002, 2012, fq. 65
Nusret Pllana, “Intervenimi i NATO-s në Kosovë”, Prishtinë, 2010,fq. 153
Prof. Esat Stavilevci, e cit.fq. 37
Historia e Popullit Shqiptar IV, fq. 377
Shaban Sinani, Kosova në syrin e ciklonit, Tiranë, 1999, fq. 175
Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës, fq. 39
Historia e Popullit Shqiptar IV, fq. 375

Vijon…

Përgatitit: Ma.Sc. Refik Gërbeshi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme