Me siguri keni menduar se cila është lidhja mes asaj të qenit gjeni dhe i çmendur.
Shembuj të ndryshëm nga historia dëshmojnë që kreativiteti dhe sëmundjet mendore të tilla si çrregullimi bipolar dhe skizofrenia që duket se janë të zakonshme në mesin e individëve të jashtëzakonshëm që janë artistë, novelistë dhe muzicientë, transmeton arbresh.info
A është kjo një rastësi?!
Edgan Allan Poe
Shkrimtar amerikan, poet dhe kritik letrar (1809-1849)
Diagnoza: Çrregullim mendor, çrregullim i personalitetit shmangës
I shquar për: Edgar Allan Poe ishte një pionier i cili u paraqiti lexuesve të tij zhanrin horror dhe trillimit detektiv.
Friedrich Nietzsche (Fridrih Niçe)
Filozof gjerman (1844-1900)
Diagnoza: Psikozë simptomatike, depresion manik, çrregullim i personalitetit shmangës
I shquar për: Mbinjerëzori (Übermensch): qenia njerëzore ideale është përshkruar nga Niçe si një individ kreativ, i guximshëm, i fuqishëm dhe jashtëzakonisht i rrallë, të tillë si: Napoleoni, Gëte dhe Betoveni.
Ernest Hemingway
Novelist amerikan (1899-1961)
Diagnoza: Depresion i rëndë, thyrje nervore
I shquar për: Ideja e “gjeneratës së humbur”. Njësoj sikur bashkëkohësit F. Scott Fitzgerald dhe Erich Maria Remarque Hemingëay ishte pjesë e epokës së gjeneratës së humbur, një gjeneratë që erdhi gjatë Luftës së Parë Botërore, përcjell arbresh.info.
Franz Kafka
Shkrimtar çek (1883-1924)
Diagnoza: Neurozë, depresion, psikoasteni
I shquar për: Ai nuk i bë famshëm sa ishte gjallë pasi botuesit refuzonin t’i merrnin veprat e tij. Por vetëm pas vdekjes, Max Brod refuzoi t’i digjte veprat e tij siç i kërkohej nga Kafka dhe i botoi. Miliona mendje u fascinuan pas talentit dhe universit të sofistikuar të Franz Kafkës.
Jean-Jacques Rousseau (shqip. Zhan Zhak Ruso)
Filozof dhe shkrimtar francez (1712-1778)
Diagnoza: Paranojë
I shquar për: Reforma edukative. Shumë ide të sisteme edukative vijnë nga vepra e Rousseau ‘Emilie’.
Virginia Woolf
Shkrimtare angleze (1882-1941)
Diagnoza: Depresion i rëndë
E shquar për: Virginia Woolf konsiderohet si një nga modernistët më të talentuar dhe më me ndikim e shekullit të 20-të. Esetë e saja pioniere në historinë e letërsisë, shkrimin e grave, si dhe politikat e pushtetit kanë bërë një ndryshim të madh dhe kishte ndikim në shoqërinë e asaj kohe./arbresh.info
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania