Autoritetet italiane kanë konfirmuar gjetjen e pikturës “Portreti i Zonjës” i Gustav Klimt me vlerë 60 milionë euro, e cila u grabit 22 vite më parë në një galeri arte në Piacenza.
Piktura u gjet rastësisht gjatë punimeve në të njëjtën galeri “Ricci Oddi” në Piacenza ku u zhduk më shkurt të 1997 gjatë transportit për hapjen e një ekspozite arti dedikuar piktorit austriak.
Kjo vepër arti u gjet brenda një thesi të zi në murin e jashtëm të galerisë fshehur në një zgavër të mbyllur me sportel hekuri e mbuluara nga bimët kacavjerrëse. Mendohet se grabitësit e kanë fshehur fillimisht aty për ta rekuperuar pak ditë më vonë, por pa mundur për shkak të vëmendjes së madhe mediatike e institucionale që mori grabitja e një pikture kaq me vlerë.
“Portreti i Zonjës” ishte një nga pikturat më të kërkuara në botë por që nuk ishte larguar nga sipërfaqja territoriale e galerisë nga ku u zhduk në mënyrë misterioze.
Piktura u gjet një ditë më parë, por iu nënshtrua një analize nga ekspertët e artit të cilët vërtetuan origjinalitetin e saj.
Piktura “Portreti i Zonjës” është realizuar nga Klimt në periudhën kohore ndër vitet1916-1917. Është pikturë në vaj me përmasa 60 cm me 55 cm.
Piktori austriak Gustav Klimt konsiderohet një nga artistët më përfaqësues të rrymës Art Nouveau të fund viteve të ‘800 e fillim të ‘900./alsat/
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...