Një helmetë greke, e cila thuhet se i përket shekullit i 4-të para Krishtit është gjetur në Kroaci. Mediat e huaja, bëjnë me dije se helmeta është gjetur në një varr në Zakotarac, në Dalmacinë e jugut dhe sipas arkeologëve ajo i përket një një luftëtari që është varrosur aty rreth 2000 vite më parë.
Mediatshkruajnë se helmeta e zbuluar njihet si ‘Helmeta Ilire’, por historianët grekë kanë thënë se helmeta është përdorur fillimisht në Greqinë antike në shekullin e 5-të para erës sonë, ndërsa ilirët sipas tyre e kanë përdorur atë në shekullin e 4-ët para erës sonë, transmeton dosja.al
Ndërkohë mësohet se bashkë me helmetën, brenda varrit arkeologët kroatë kanë zbuluar edhe objekte të tjera si monedha, mbetje anijesh, shumica e të cilave sipas arkeologëve i përafrohen më shumë me ato që kanë lidhje me Greqinë antike.
Sipas arkeologëve, ‘Helmeta ilire’ është përdorur nga luftëtar elitar ilir.
Ndërkohë ata thonë ndër të tjera se mbetjet e gjetura në zonë mund të kenë ardhur aty nga piratët ose kanë qenë pjesë e luftëtarëve që kanë marrë pjesë në ndonjë nga betejat antike të zhvilluara aty.
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve