Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi mori pjesë në Konferencën Rajonale “E drejta e Autorit në Kohën Digjitale” e cila u organizua nga Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.
Me këtë rast ministri Gashi foli rreth rëndësisë së krijimtarisë kulturore, inovacionit dhe zhvillimit të së drejtës së autorit në vendin tonë.
“Kreativiteti dhe novacioni janë baza e krijimtarisë kulturore dhe ekonomike e një shoqërie, edhe në kohën digjitale veprat e autorit krijohen me shumë mund dhe investim, ndërsa teknologjia e ka bërë të mundur që kopjet digjitale të veprave të bëhen shpejt dhe me shumë pak shpenzime e mund”, tha ministri Gashi.
Ministri u shpreh i vendosur për të vazhduar punën në mbrojtjen e të drejtës së autorit në ambientin digjital.
“Puna e jonë ka qenë e bazuar në krijimin e Sistemit të së Drejtës së Autorit dhe në luftimin e piraterisë fizike edhe ashtu në zhdukje falë zhvillimit të teknologjisë, institucionet ligj zbatuese në kuadër të Task Forcës kundër piraterisë, Inspektorati i tregut, Policia dhe Dogana e Kosovës të koordinuara nga Zyra për të Drejtën e Autorit, kanë marr masa të vazhdueshme kundër shkeljeve të së drejtës së autorit, mijëra mallra pirate janë sekuestruar dhe konfiskuar”, tha po ashtu ministri Gashi.
Ministri po ashtu theksoi se viti 2018 është vit i të drejtës së autorit për Kosovën sepse pas pesë viteve negociata është arritur marrëveshja e parë dhe historike për tarifat e përgjithshme për shfrytëzimin e muzikës nga transmetuesit në territorin e Republikës së Kosovës, janë miratuar tarifat për kompensime të veçanta.
“Ministria që drejtoj unë deri në fund të marsit të vitit 2019, do të propozoj edhe tarifat për operatorët kabllorë, në këtë mënyrë do tëfunksionalizohet menaxhimi kolektiv i të drejtave të autorit. Ne jemi duke ecur përpara dhe sigurt për të krijuar një ambient ku të drejtat e autorit zbatohen dhe autorët e krijuesit gëzojnë mbrojtje dhe përftime ekonomike nga veprat e tyre, Kosova çdo ditë e më shumë po mbron autorin”, u shpreh ministri Gashi.
Në fund ministri Gashi falënderoi për pjesëmarrjen e tyre përfaqësuesit e Zyrës hungareze dhe asaj shqiptare dhe avokatët Randaza nga SHBA, dhe nga Bogataj Sllovenia.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...