Google ADS

Gashi: Ekspozita ‘Unë jam Shqiptar’ në kuadër të kalendarit kombëtar mes Kosovës e Shqipërisë

18:06 | 10 Gusht 2018
Arbresh.info

Muzeu i Kosovës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar ka organizuar ekspoziten fotografike “Unë jam Shqiptar”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi në këtë ekspozitë ka thënë se kjo ekspozitë është në kuadër të përbashkët të kalendarit kombnëtar në mes të Ministrisë së Kulturës të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, raporton Arbresh.info.

“Kjo ngjarje që po zhvillohet sot përveq zbatimit të politikave që janë të paraparë të zbatohen në kalendarin kombëtar të ngjarjeve tona ka edhe një veçori tjetër. Kjo ngjarje zhvillohet në vitin jubilar të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu. Bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë në fushën e trashëgimisë kulturore, natyrshëm mbetet një prioritet i lartë për Ministrinë e Kulturës”, ka thënë Gashi.

Sipas tij janë duke u zbatuar aktivitetet nga kalendari që kanë nënshkruar mes dy vendeve.

“Kjo ekspozitë trajton një përmbajtje kuptimplotë dhe të njëjtë si për Kosovën dhe Shqipërinë siç është diaspora shqiptare. Unë konfirmoj përkrahjen e plotë të Ministrisë për aktivitete të tilla ndërmjet dy vendeve të zgjerohen dhe të konsolidohen. Dua të them që kalendari i përbashkët obligon dy vendet që të zbatojnë marrëveshjet, por asesi nuk nënkupton që dy institucionet të kënaqen me aq. Ato janë të lira që vetë të vendosin korniza të zgjeruara të bashkëpunimit që shkojnë përtej këtij kalendari”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme