Një kompleks i cili reflekton memorien kolektive gjatë një periudhe të vështirë për popullatën e Kosovës, një tjetër për një djalë i cili jeton rrugëve të Ferizajt pa asnjë lloj ndihme, dhe një hero i kohës së komunizmit e lufta e qytetarëve të Shqipërisë me Qeverinë kundër ndërtimit të hidrocentraleve, janë temat që hapën garën kombëtare në edicionin e 17-të të “DokuFestit”, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Kurrizi” me regji të Orgesa Arifit dhe “Adem Reka” nën regji të Ardian Arrëzës sjellin dy realitete që flasin për pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa “Routine” i regjisorit Bekim Guri dhe “Pro rrymës” nën regji të Elton Baxhakut trajtojnë po ashtu dy realitete të ndryshme, por që i përkasin të tashmes.
Në këtë formë këta filma dokumentarë përveçse janë në garë, shërbyen edhe si materiale për reflektim mbi të kaluarën dhe të tashmen e të dyja vendeve.
“Kurrizi” i rezistencës dhe “Adem Reka” përballë propagandës
Gjatë viteve ’90, kur shqiptarët e Kosovës gjithnjë e më shumë po përballeshin me regjimin serb, kur u mbyllën shkollat, shqiptarët u larguan nga puna e u kufizohej liria e lëvizjes, objekte të ndryshme nisën të marrin formën e hapësirave alternative ku ata zhvillonin aktivitete.
Kompleksi banesor i njohur si “Kurrizi” ishte një prej tyre. Do të bëhej pikëtakimi i të rinjve ku ata do ta shfrytëzonin për argëtim…/Koha Ditore/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...