Në organizim të Drejtorisë komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe të Shoqatës së Artistëve Figurativ të Mitrovicës, e për nder të festës së 28 Nëntorit, në Mitrovicë është hapur edicioni i pestë i ekspozitës mbarëkombëtare “Çmimi Kadri Kadriu”, ku ishin të pranishëm një numër i madh i dashamirëve të artit figurativ.
Me këtë rast të pranishmit i përshëndeti dhe e shpalli të hapur ekspozitën nënkryetari i Komunës Safet Kamberi, i cili tha se Mitrovica gjithmonë ka tregua vlera të larta të artit figurativ dhe nuk është rastësisht që autorët e pikturave janë nga troje të ndryshme të banuara me shqiptarë.
“Kjo ekspozitë e ka begatuar kremtimin e ftesave të Nëntorit, aq më tepër kur të kihet parasysh se pikturat e ekspozuara janë të shkëlqyeshme. Duke e shpallur ekspozitën të hapur, unë i përgëzoj autorët dhe ju dëshiroj punë të mbarë dhe suksese edhe në të ardhmen, ndërsa juve shikues të nderuar qaste të këndshme duke i shikuar pikturat e mrekullueshme”, ka thënë Kamberi.
Për ekspozitën dhe organizmin e saj foli Shyqyri Çeliku, kryetar i SHAF të Mitrovicës, ndërsa në emër të komisionit për vlerësimin e pikturave dhe ndarjen e çmimit “Kadri Kadriu”, foli profesori i artit figurativ, Ali Bejta, kryetar i komisionit.
Komisioni vendin e parë ia ndau piktorit Gani Sadiku, të dytin Ridvan Halitit dhe të tretin Idriz Berishës, nga Klina.
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci tha se në ekspozitë marrin pjesë 30 autorë nga të gjitha trevat shqiptare dhe se motivet e pikturave janë nga më të ndryshmet./arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...