Google ADS

Galeria “Qafa” shpall fituesit që do të ekspozojnë përgjatë vitit 2016

15:20 | 9 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Galeria e Ministrisë së Kulturës (GMK) “Qafa” ka bërë shpalljen e fituesve, të cilët do të ekspozojnë në hapësirën e saj përgjatë vitit 2016.

Nga 19 artistë që kanë konkurruar nga Kosova, rajoni e bota, komisioni ka përzgjedhur nëntë fitues të cilët do të prezantojnë ekspozitat e tyre, nga to dy do të jenë të llojit kuratoriale ndërsa të tjerat do të jenë ekspozita individuale.

Artistët fituesi janë si vijon: Afërdita Gërbeshi, Anselmo Fox, Butrint Morina, Fidan Bejtullahu, Gzim Muriqi, Jalldëz Asani, Lumturi Blloshmi, Mervan Mustafa dhe Nora Halimi.

Komisioni vlerësues i GMK-së, ka qenë në përbërje të Nagip Berishës, kryetar, Valdeta Veliu – Vuçitërna dhe Burim Canollit, anëtarë.

Komisioni ka nxjerrë vendim duke i vlerësuar si fitues këta nëntë artistë. Vlerësimi është bërë në bazë të rregullores 07/2015 për mënyrën e funksionimit dhe kriteret e procedurat e ekspozimit në Galerinë e Ministrisë së Kulturës dhe vendimit të ministrit me nr. 131/2015 për mënyrat e funksionimit dhe kriteret procedurale për projektet fitues që do të ekspozojnë në GMK dhe në pajtim me politikat kulturore dhe në harmoni me programin e Galerisë “Qafa”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme