Vin Diesel së fundmi ka konfirmuar se do të ketë edhe 3 seri të reja të “Fast and Furious”, duke bërë në total 10 filma, por edhe pse seria e 8 është duke u shkruar, pritet të ketë ndryshime rrënjësore.
Në “Fast 8”, është menduar që personazhi i keq kryesor do të jetë një femër, ka raportuar një burim për “Deadline”.
Burime të kësaj reviste “online” kanë deklaruar se regjisori F. Gary Gray dhe skenaristi Chris Morgan kanë përfshirë një aktore femër në rolin e personazhit të keq. Gjithashtu raportohet se Charlize Theron është menduar të përzgjidhet për këtë rol.
“Shpejtësi dhe Çmenduri 8” fansat do ta shohin të dëshpëruar, pasi do të jetë filmi i parë i plotë që do të bëhet nga vdekja e Paul Walker, i cili vdiq në një aksident me Porsche Carrera GT në 2013. / Top Channel
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë