Anëtarët e Forumit Kulturor përmes një reagimi për media kanë shprehur shqetësim të madh rreth publikimit të listës së përfituesve të subvencioneve kulturore për vitin 2015.
Përmes këtij reagimi Anëtarët e Forumit Kulturor kanë theksuar se bazuar në listën e publikuar, ngjarjeve më të rëndësishme të kulturës në Kosovë, Ministria e Kulturës ia ka shkurtuar buxhetet, madje në disa raste edhe drastikisht.
“Më e rëndësishmja, nuk është dhënë asnjë arsyetim për këtë veprim, e aq më pak për kriteret mbi të cilat është bazuar shqyrtimi i projekteve dhe ndarja e përkrahjes financiare. Forumi Kulturor i Kosovës, i cili mbledh pjesën më të madhe të skenës së pavarur të kulturës në Kosovë edhe më herët ka kërkuar nga Ministria e Kulturës që të rishqyrtojë mënyrën e alokimit të buxhetit për kulturën si dhe ndërtimin e sistemit të meritave në ndarjen e granteve për kulturën e pavarur. Fatkeqësisht MKRS po vazhdon këtë traditë institucionale që fondi për projekte të kulturës të ndahet pa transparencën e duhur dhe duke mos u bërë publik as mënyra dhe as mekanizmat e vlerësimit të propozimeve”, thuhet në reagim.
Më pas në reagim thuhet se në raportin e vitit të kaluar për buxhetin shtetëror të kulturës, Forumi Kulturor kishte ftuar institucionet që t’i rishikojnë këto praktika. Raporti konstatonte se përzgjedhja e indikatorëve të cilët matin numrin e ngjarjeve kulturore në Kosovë për matjen e përformancës së MKRS, politikë kulturore kjo e elaboruar në KASH 2015-2017, ka rezultuar pa efekt në shpërndarjen e atyre pak mjeteve për subvencione në numër të madh të projekteve.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...