Forca të shumta të policisë serbe sigurojnë kosovarët në Beograd (Foto)

12:53 | 1 Qershor 2015
Arbresh.info

Kanë mbetur edhe disa minuta deri në hapje të konferencës së “Muajit të Prishtinës në Beograd”, e cila është duke u mbajtur në kryeqytetin e Serbisë, respektivisht në “Media Centar Beograd”.

Forca të shumta të policisë serbe janë duke e siguruar mbarëvajtjen e këtij evenimenti, raporton Zëri.

Vlen të theksohet se “Muaji i Prishtinës në  Beograd” është organizuar nga Komiteti i Helsingut për  të  drejtat e njeriut” dhe LDS, Qendra Liberal Demokrate”.

Kosova është e përfaqësuar nga, Bujar Kabashi, producent i filmit “Ballkoni”, Arian Krasnqi, dramaturg si dhe Ismet Sijarina, regjisor ndërsa Granit Gashi, koordironator.

auto_vb1433155129

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme