Filmi “Zonjusha” i cili u dha premierë të hënën në kinemanë ABC, do të jetë i pranishëm edhe për dy ditë me radhë.
Sot në orën 20:00 dhe nesër nga ora 22:00, do të mund ta shihni filmin me regji të Genc Berishës dhe me skenar të Besart Sllamnikut dhe Lulzim Bucollit.
Filmi tregon për një histori kidnapimi dhe sfidat nëpër të cilat kalojnë tre shokë nëpër zonat e ndryshme të Prishtinës në kërkim të “Zonjushës”.
Skenari i këtij filmi është shkruar para 11 viteve kur skenaristët ishin akoma studentë mirëpo nuk kishte gjetur përkrahje për realizim.
Filmi, ashtu edhe siç është paralajmëruar nga vetë regjisori dhe skenaristët, preferohet të shikohet nga personat mbi moshën 16 vjeçare për shkak të tekstit që përmban.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...