Kosova po lobon pafundësisht që filmi “Zana”, që është prodhim i kinematografisë vendore, të arrijë të nominohet për në “Oscar 2020”.
Ky film është propozimi i shtetit kosovar këtë vit për çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.
Përderisa pritshmëritë duken të larta dhe për filmin e regjisores Antoneta Kastrati, kanë raportuar edhe mediat botërore, sipas RTK-së duket se ai ka nevojë edhe për më shumë shtytje që të arrijë vlerësimet sa më të larta.
Pikët apo ‘rating’-u i këtij filmi në këtë faqe do të luajnë një rol të madh në shikueshmërinë e filmit dhe arritjet e tij në nivel ndërkombëtar.
Nga 8.6 iMDb, sa ishte në fillim, filmi “Zana” pati një rënie në 3.6 dhe sipas aktores së rolit kryesor, Adriana Matoshi, kjo ndodhi për shkak të keqdashësve të filmit, që nuk ditën ta vlerësojnë atë.
Kështu, aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale, u bëri thirrje të gjithë ndjekësve që të vlerësojnë sa më lartë filmin në iMDb (Internet Movie Detabase).
Rezultati nga thirrja e aktores Matoshi duket të ketë qenë sukses, pasi ‘rating’-u i filmit është ngritur menjëherë në 6.1 pas votave nga shqiptarët, me çka do të jetë një indikator edhe më i fortë, që filmi të arrijë të nominohet në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve kinematografike në botë.
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...