Ambasada e Kosovës në Berlin njoftoi përmes një komunikate se dje u prezantua filmi i mirënjohur kosovaro-gjerman “Babai” nga Visar Morina. Ky prezantim u mundësua me bashkëpunim të ngushtë mes Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Fondacionit Konrad Adenauer.
“Në kuadër të organizimeve kulturore të Ambasadës së Kosovës në Berlin, nën drejtimin e Sekretarës së Parë, znj. Shota Bukoshi, e cila është e ngarkuar për çështje kulturore, eventi i sipërpërmendur ka arritur të jetë një nder organizimet më prestigjioze në kuadër të “Radhës javore të filmit” në Berlin”, thuhet në komunikatë.
Filmi u shfaq në Amfiteatrin e Fondacionit, ku ishin të ftuar mysafir nga sfera politike, ekonomike, kulturore e tjera.
“Ftesës i janë përgjigjur një numër i madh dashamires të filmit dhe njëkohësisht të Kosovës, madje interesimi e kishte tejkaluar kapacitetin e objektit. Hapjen e bëri znj. Rita Schorpp, koordinatorja e Akademisë së Fonacionit Konrad Adenauer e cila shprehu kënaqësinë për prezantimin e një filmi nga Kosova dhe bashkëpunimit me Ambasadën.”
Ndërsa, fjalën e rastit e mori Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu. Ai theksoj llojllojshmërinë e Kosovës dhe këtu sidomos atë të kulturës.
“Vendi jonë ka rritur falë angazhimit të filmbërësit të pozicionohet në skenën e filmit ndërkombëtare. Nuk mund ta mohoj krenarinë qe e kam për filmat e Kosovës të cilit janë shpërblyer edhe në festivale ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë ai.
Filmi “Babai”, ka qenë propozimi i Kosovës në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj” në “Oscars” për vitin 2015.
“ Kabashi që luan rolin e Gëzimit dhe Maloku që luan rolin e Norit, sjellin rrëfimin për Kosovën e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, ku njerëzit luftojnë për një jetë më të mirë, të cilët përvojën ta gjejnë nëpër rrugët e botës. Gëzimi, i cili dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani, përballet me të birin Norin, i cili bën çdo gjë për të qenë me të. Në këto rrethana, të zënë mes dë shirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia baba-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë. “
Pas shfaqjes së filmit, i cili u prit me ovacione, regjisori Visar Morina së bashku me dy protagonistët kryesorë në film, Astrit Kabashi qe luante rolin e babait dhe Val Maloku, i cili kishte rolin e të birit biseduan me redaktorin e seksionit të filmit të gazetës së mirënjohur gjermane “Die Welt”, Hanns-Georg Rodek.
Gjat bashkëbisedim Visar Morina ceku rëndësinë për te, që filmi të pasqyroj aspektin njerëzor.
Më tutje ai tha “Filmi tregon dhunën nga regjimi serb në mënyrë indirekte, ndërsa dhunën direkte ne marrëdhëniet ndërnjerëzore”.
Astrit Kabashi i pyetur për kujtimet e tij të periudhës së 90-tave tha “nuk i uroj askujt të jetoj në atë kohë. Një kohë e definuar nga frika”.
“Në vazhdim shiku esit kishin mundësinë të shtronin pyetje të drejtpërdrejta, çka edhe e pasuroj këtë mbrëmje me shkëmbime. Shikuesit treguan një entuziazëm të veçantë për regjisorin dhe aktorët i cili rezultojë me kërkesë të madhe për autografe. Mbrëmja u kurorëzua nga një koktej rasti, në të cilin ishin të pranishëm personalitete të shquara nga jeta politike, diplomatike dhe kulturore e kryeqytetit gjerman. Të pranishëm ishin ndër tjerët edhe z. Ernst Reichel, i ngarkuar i Ministrisë së Jashtme Gjermane për Ballkanin Perëndimor, z. Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe znj. Isabelle Tanghe nga Komisioni Europian.”
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...